Posta FALAS per porosi mbi 6,000 Lek
Laneige – Lip Sleeping Mask (Berry)
2500 L
Maskë nate për buzët me aromë berry që i lë buzët të buta, të ushqyera dhe pa të çara.
Në stok (can be backordered)
- Transport në gjithë Shqipërinë
- Produkt 100% Korean
- Mblidh pikë dhe përdori si zbritje
Maska e buzëve të Laneige është një nga produktet më të dashura dhe më të riblera në botë. E përdor para gjumit dhe në mëngjes buzët i ke të buta, të lëmuara dhe të hidratuara. Në variantin Berry ka një aromë të këndshme frutash të kuqe. Ka teksturë të trashë dhe ushqyese dhe vjen me një lopatëz për ta marrë produktin në mënyrë higjienike. Mund ta përdorësh edhe gjatë ditës si balsam i fortë.
Sa herë përdoret? Çdo natë, dhe sipas nevojës gjatë ditës.
Kur dhe sa përdoret: Para gjumit, mbi buzë të pastra. Vendos një shtresë të trashë, duke përdorur lopatëzën, dhe lëre gjatë gjithë natës. Në mëngjes pastro buzët me një pambuk të njomur ose me ujë.
Masa: 20 g






Reviews
Nuk ka akoma asnjë review.